Kali që shtiret se është i vdekur çdo mëngjes!

Zgjuarsia e kafshëve është provuar prej kohësh dhe hera herës dalin video dhe pamje të tyre që e tregojnë një gjë të tillë.

Në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kali me emrin Pinto, vë në lojë të zonjën e tij, duke u shtirur si i ngordhur. Ai shtrihet me shpinë dhe pavarësisht fjalëve të së zonjës që të çohet pasi ajo që po bën është e turpshme, kali refuzon. Më pas vetëm pas disa insistimeve, kali çohet në këmbë.

Loading...