Kallëzim penal kundër dy personave nga Shkupi për prodhim dhe tregti të drogës

Kallëzim penal për prodhim të paligjshëm dhe lëshim në shitje të lëndëve narkotike, kundër dy personave nga Shkupi ka ngritur njësia për tregri të paligjshme të drogës deri tek Prokuroria Themelore Publike

Siç njoftojnë nga MPB-ja, bëhet fjalë për personat S.T (44) dhe Gj.G (30) nga Shkupi, të cilëve nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve personit S.T dhe shtatë ditëve personit Gj.G.

Të akuzuarit, siç njoftojnë, nga MPB janë diler të njohur të drogës, që ua kanë shitur personave të panjohur në Shkup.

Loading...