Një polic nga Qendra Rajonale për Punë Kufitare Veri ka marrë kallëzim penal për marrjen celularit një emigranti dhe për dhënie të vërtetimit fiktiv për gjësendet e kthyera.

Siç kumtoi MPB, Sektori për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale në MPB, deri te Prokuroria Themelore Publike Kumanovë, ka ngritur kallëzim penal kundër Z.S. – i punësuar në QRPKV për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”, të dënueshëm sipas nenit 353 nga Kodi penal i Republikës së Maqedonisë.

I denoncuari, në cilësi të nëpunësit policor përgjegjës, ka vepruar në kundërshtim me procedurat për gjësendet e marra përkohësisht – celular nga një emigrant i arrestuar. Ka dhënë urdhër të përgatitet vërtetim fiktiv për gjësendet e kthyera. Kundër tij është ngritur edhe procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore.

Loading...