Ndryshimet kushtetuese që i propozon Qeveria përmbajnë zgjidhje që korrespondojnë me marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë dhe përmbajtja e tyre përputhet me parimet themelore të kushtetuës, kështu konsideron akademiku Vllado Kambovski. Ai pret që deputetët e Kuvendit të zgjedhin ‘jo sipas urdhrit të shefave të tyre partiak, por në bazë të vetëdijes, dijes dhe parashikimeve të tyre dhe për shkak interesave të shtetit’, transmeton Portalb.mk.

“Kjo do të thotë sundim i së drejtës, shtet demokratik, shtet juridik, mbrojtje e të drejtave dhe lirive të njerëzve. Këtë e theksoj sepse edhe në marrëveshjen me Greqinë nuk ka kundërshtim me amendamentet kushtetuese, nuk mund të ketë as kundërshtim me parimet themelore të standardeve për të drejtat dhe liritë themelore të njerëzve. Sipas kësaj, edhe zgjidhjet sipas përmbajtjes janë në përputhje me standardet universale për të drejtat dhe liritë e njerëzve. Kështu që, çështja e nacionalitetit, identitetit, gjuhës…, sipas meje, janë tejkaluar në vetë marrëveshjen me Republikën e Republikës së Greqisë”, deklaroi sot akademiku Kambovski.

Ai tha se pret që deputetët në Kuvend t’i kenë parasysh interesat e shoqërisë në përgjithësi.

Loading...