Ronaldo
Pasi i dhuroi një ishull grek prej 4 milionë eurosh, agjentit të tij të sapomartuar, Cristian Ronaldo ka publikuar të martën, videon e plotë të rregjistruar muaj më parë, kur i dhuroi vetëm një top një vogëlushi në sheshin Kajao në Madrid, por jo vetëm kaq, një kujtim dhe një histori për ta rrëfyer.

Në muajin Janar, Cristiano Ronaldo vendosi të shndërrohej në një lypës, por pa u ndarë nga pasioni i tij, topi.

Me një fytyrë tjetër dhe një trup të shëndoshë, ylli i futbollit botëror ideoi këtë kamera të fshehtë, duke i lënë gojëhapur kalimtarët në Madrid, me zotësinë, shkathtësinë dhe elegancën që mbante apo godiste topin. Një lypës kaq i talentuar? Çudi.

Askush nuk dyshoi se pas flokëve të gjatë, mjekrës dhe një trupi jo prej sportisti, të fshihej një nga sulmuesit më të njohur në botë, tre here fitues i Topit të Artë dhe shënuesi i 62 golave në sezonin e kaluar me Real Madrid.

Cristiano Ronaldo vendosi të hiqte maskën prej lypësi. Talenti nuk zgjedh gjithësesi ashtu si ky top surprizë, që përfundoi në duart e një djaloshi me fat.

/Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=6ihPD3A08rk
Ronaldo

Ronaldo1

Ronaldo2

Ronaldo3

Ronaldo4

Ronaldo5

Ronaldo6

Loading...