SALZBURG,AUSTRIA,08.AUG.18 - SOCCER - UEFA Champions League, qualification, Red Bull Salzburg vs KF Shkendija. Image shows the rejoicing of RBS. Photo: GEPA pictures/ Florian Ertl - For editorial use only. Image is free of charge.

Shkëndija e Tetovës por regjistron një tjetër verë të suksesshme europiane, pasi për herë të tretë me rradhë arrin të paktën deri në play-off të UEFA Europa Leagues. Pasi dy vitet e para në rrugën drejt play off-it eliminonon nga tre kundërshtar në Europa League, kësaj rradhe Shkëndija shkruajti faqe të re në historinë e klubit duke kaluar dy rivalë në eliminatoret e Champions League, ndërsa nëse eliminohen në raundin e tretë vazhdojnë në play off të Europa Leagues. Në fakt kuqezinjtë kanë edhe një ndeshje të kthimit të raundit të tretë eliminator të Champions League dhe ai takim paralel me vështirësinë e përmbysjes së negativës 3:0, padyshim se paraqet magnet për publikun me emrin atraktiv të rivalit. Kampion i Austrisë, Red Bull Salzburg të martën vjen në Shkup për tu përballur me Shkëndijën e Tetovës, ndërsa nëse shkojmë prapra vetëm muaj më parë ata prekën gjysmëfinalen e UEFA Europa League. Rrugës drejt katër ekipeve më të mira në kompeticionin e dytë më të fortë europian për klube, RB Salzburgu eliminonte ekipe si Real Sociedadi, Borusia Dortmund dhe Lacio, ndërsa nuk kapën finalen për shumë pak kur u eliminuan nga Olimpik Marseja me gol të pranuar në kohën shtesë. Pikërish austriakët janë emri i rradhës i madh që sjell Shkëndija në Shkup, pasi vitet paraprake mes tjerash u përballën me ekipe si Genti i Belgjikës apo shtatë herë kampionët e europës, Milani.

Loading...