Sport

Kampionët e Kumanovës (Foto)

milano

Reshat Ibrahimi

Të dielën pasdite në stadiumin e qytetit në Kumanovë, në një atmosferë festive shkolla e futbollit Milano e ka përmbyllur një vit me plotë suksese.
Tre gjenerata (2005, 2006 dhe 2007) të kësaj shkolle të vyeshme janë shpallur kampion në ligën e fëmijëve të Kumanovës. Me këtë rast stafi drejtues i shkollës ka ndarë kupa, medalje dhe mirënjohje të gjithë fëmijëve, e që ishin afër 100. Gjithashtu janë zgjedhur edhe lojtarët më perspektivë, golashënuesit më të mirë, ndërsa plaket iu nda edhe koordinatorit të shkollës, trajnerit Erkan Jusuf.

2

Mirënjohje iu kishin përgatitur edhe atyre që kanë ndihmuar në forma të ndryshme shkollën e futbollit Milano.
“U shpallëm kampionë të Kumanovës. Puna, disiplina, vendosmëria, dhe qëllimi u arrit. Mirëpo, mos të harrojmë se këto momente nuk do të ishin aq të mira pa përkrahjen e trajnerëve, prindërve dhe të gjithë të tjerëv. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar trajneri Oktaj Jusuf në facebook.

3

Të pranishëm në këtë ceremoni festive kanë marrë pjesë edhe prindërit e fëmijëve tek të cilët vërehej gëzimi i madh për suksesin e djemve të tyre që u shpallën kampion të Kumanovës./lajm

milano

To Top