Para pesë muajve është transferuar nga Italia në Graz të Austrisë, ku me bashkëfshatarin e tij nga Çegrani, Nagip Ibrahimi, kanë hapur restorantin super ekskluziv, La Perla. Nuk është dashur të kalojë shumë kohë dhe ky restorant ka filluar të trajtohet si një perlë e vërtetë nga të pasionuarit pas specialiteteve të kuzhinës. Mirëpo ky restorant nuk ka tërhequr vetëm vëmendjen e gurmanëve. Faruk Neziri, me biznes-partnerin e tij Nagip Ibrahimi kanë pushtuar të gjithë mediumet më të njohura në Austri, ku vazhdimisht prezantohen si shembull suksesi në emisionet dhe artikujt që ju kushtohen atyre.

 

Shkup/Grac, 19 dhjetor – Në një vit të mbushur përplot me kriza politike, marrëveshje mbi marrëveshje, negociata të mundimshme për dalje nga kriza politike, ose me një fjalë në një vit ku politika ishte në qendër të vëmendjes së opinionit në Maqedoni, ndoshta do të ju duket e çuditshme që Gazeta Lajm shpallur Personalitet  Viti një figurë apolitike. Mirëpo sapo ta kuptoni se bëhet fjalë për Faruk Nezirin, kampionin  e shumfishtë të kuzhinës në Itali dhe në Evropë, emër tashmë i njohur për opinionin tonë, i cili me hapa të sigurt po ngjitet drejt majave më të larta të suksesit, aty ku gjatë kohë është kuzhinieri tjetër me famë botërore, poashtu me prejardhje nga Maqedonia, Rene Rexhepi, do të pajtoheni se vendimi ynë është shumë i qëlluar.

Para pesë muajve është transferuar nga Italia në Graz të Austrisë, ku me bashkëfshatarin e tij nga Çegrani, Nagip Ibrahimi, kanë hapur restorantin super ekskluziv, La Perla. Nuk është dashur të kalojë shumë kohë dhe ky restorant ka filluar të trajtohet si një perlë e vërtetë nga të pasionuarit pas specialiteteve të kuzhinës. Mirëpo ky restorant nuk ka tërhequr vetëm vëmendjen e gurmanëve. Faruk Neziri, me biznes-partnerin e tij Nagip Ibrahimi kanë pushtuar të gjithë mediumet më të njohura në Austri, ku vazhdimisht prezantohen si shembull suksesi në emisionet dhe artikujt që ju kushtohen atyre.

Për këtë arsye Gazeta Lajm solli vendimin që Faruk Nezirin ta shpallë personalitet të vitit, kurse Nagip Ibrahimit t’i ndajë Mirënjohje speciale. Ata përveç suksesit individual që po arrijnë në biznesin e tyre, janë shndërruar në një imazh pozitiv shqiptar në zemër të Europës.

Gazetarët austriakë: Në Grac nuk ka pasur deri tani restorant të këtij niveli

Dita e ndarjes së dekoratave nga Gazeta Lajm, ishte një festë e vërtetë në Retorantin La Perla. Në solemnitetin e organizuar ishin ftuar gazetarët nga mediumet më të njohura austriake, të cilët përmes mediumeve të tyre reflektuan këtë sukses të Faruk Nezirit dhe Nagip Ibrahimit.

Ata kishin vetëm fjalë miradije, për dy të dekoruarit tanë.

“Graci është një vend i njohur për kuzhinë. Fuzionimi I stulit të Faruk Nezirit me kuzhinën e Gracit është një fuzionim I shkëlqyeshëm dhe I mirëseardhur për qytetin tonë. Është kënaqësi të drekosh në këtë local. Banorët e Grazit janë të privelegjuar që kanë mundësi të ushqehen në këtë lokal, ku fuzionohet kuzhina italiane me produktet austriake. Kjo do të tërheqë numër edhe më të madh të turistëve në qytetin tonë”, tha me këtë rast Aleksandra Gorsche, gazetare në revistën “Falstaff”, revista më me zë ne Austri, që i dedikohet kuzhinës.

Kolegu i saj, nga po e njëjta revistë, Heimo Jesenko  shton se La Perla është restorant me të vërtetë fantastik, që ka një kuzhinë specifike që nuk ka pasur asnjëherë deri tani në Graz. “Do të ishte mirë që ky stil i kuzhinës të përhapet sa më shpejt jo vetëm në Graz dhe Austri, por edhe jashtë kufijve të Austrisë”, tha Jesenko.

Përkrahja e pa rezervë nga Gazeta Lajm

Kuptohet se dy figurat kryesore në këtë eveniment të organizuar, ishin vetë laureatët Faruk Neziri dhe Nagip Ibrahimi. Çmimet prestigjioze për ta i ndau drejtori i Gazetës Lajm, Fejzi Hajdari.

“Ju po prezantoni një imazh pozitiv para Evropës jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë, por edhe për të gjithë shqiptarët. Prandaj duke ua ndarë këto çmime, Gazeta Lajm dëshiron të ju inkurajojë të vazhdoni me sukseset tuaja”, tha me këtë rast Hajdari.

Neziri dhe Ibrahimi falënderuan Gazetën Lajm për mbështetjen e vazhdueshme dhe për reflektim të sukseseve të tyre para opinionit shqiptar në Maqedoni.

“Dekoratat nga Gazeta Lajm kanë një peshë të jashtëzakonshme për neve, sepse vjen nga një medium që na ka përkrahur vazhdimisht dhe pa rezervë. Këto janë ndër dekoratat më të rëndësishme që kemi pranuar dhe me të vërtetë ju falënderojmë nga zemra”, tha me këtë rast Neziri, duke folur edh enë emër të partnerit të tij Nagip Ibrahimi.

Ai shprehet jashtëzakonisht i kënaqur nga ajo se si janë pritur në Grac.

“Mund të them se jam adaptuar shumë mirë edhe un edhe familja ime, kur kemi parasysh se kemi ndërruar një vend dhe kemi ardhur nga Italia ku jetuam 25 vite. Gjuha është tjetër, kultura dallon mjaft, mirëpo jam i kënaqur se si jemi adaptuar. Ky adaptim ka rezultuar me një rezultat dhe progres të kënaqshëm dhe impresionues. Qytetarët e Gracit na kanë pranuar mirë dhe me seriozitet të lartë. Kjo forcon edhe më tepër raportin mes nesh dhe tyre. Për këtë arsye besoj se edhe shumë vite do të jem në Grac dhe përmes punës time të falë sa më shumë emocione për qytetarët e këtij qytetit të mrekullueshëm.  Mysafirë tanë janë njerëz të njohur, që i takojnë shtresës së lartë. Kemi mysafirë politikanë, biznesmenë, intelektualë  dhe figura tjera publike të nivelit më të lartë”, thotë Neziri, i cili tani është edhe promotor në Austri i rrjetit të njohur të hiper-marketeve Metro, një nga rrjetet më të mëdha në Evropë. “Kjo është një kënaqësi për mua sepse në nivel botëror promotor i Metros është Rene Rexhepi. Jemi të gatshëm të promovojmë edhe rrjete të supermarketeve nga Maqedonia, Shqipëria ose Kosova që shesin produkte ushqimore, kuptohet nëse kanë ndonjë interesim të tillë”, thotë Neziri.

 

Pas Gracit, La Perla zgjerohet në Vienë dhe Gjenevë, ndoshta edhe në Shkup?,

Suksesi i restorantit La Perla nuk ka mbetur pa u vërejtur as nga biznesmenët në Austri dhe jashtë Austrisë, prej ku kanë filluar të vijnë oferta të njëpasnjëshme për zgjerim të biznesit në qytete tjera, me çka La Perla do të bëhet brend i njohur restorantesh.

Nagip Ibrahimi thotë se vetëm për pesë muaj, janë realizuar planet e parapara për t’i realizuar gjatë një viti. Kjo I ka inkurajuar që të planifikojnë të veprimtarisë edhe në metropole tjera evropiane, e pse jo edhe në Shkup.

“Planet tona ishin që të bëjmë një investim special në Graz, diçka që nuk ka pasur në këtë qytet deri tani. Pritjet tona ishin që në një periudhë 6 deri 12 muaj të arrijmë një ekuilibrim fillestar. Mirëpo patëm fat që puna filloi mbarë, jemi shumë të kënaqur nga puna e deritanishme dhe kjo na jep shpresë që do të bëhet edhe më mirë.

Për zgjerimin e punës tonë, kemi disa ide. Kemi oferta nga njerëz që duan të na përkrahin të zgjerohemi edhe në Vjenë, Gjenevë dhe disa qytete tjera në Evropë.  Kuptohet nëse ekziston interesim, jemi të gatshëm që një restorant La Perla ta hapim edhe në Shkup”, nënvizon Ibrahimi.

Pasi u mbyll nata e mrekullueshme dhe festive, edhe pas shpërndarjes së mysafirëve që përfaqësojnë nivelin më të martë të shoqërisë në Graz, nuk shuhet por vetëm se shtohet ndjenja e kënaqësisë që dy bashkëkombas tanë kanë arritur sukses kaq të madh dhe poashtu kënaqësia që ne si medium kemi mbështetur ata në rrugën drejt këtij suksesi. Bindja se në të ardhmen do të festojmë edhe shumë suksese të Farukit dhe Nagipit është edhe më e fortë dhe kjo aspak nuk diskutohet.

Loading...