Fituesi i medaljes së artë olimpike në vitin 1984 në Los Anxheos dhe i të argjendtës në vitin 1988 në Seul, kampioni olimpik në mundje, Shaban Tërstena, është i pikëlluar për vdekjen e mikut dhe sportistit të dalluar Destan Çeliku.

“Sportisti i dalluar, Destan Çeliku nga fshati Cervicë, pas një sëmundjeje të rëndë, ndërroi jetë. Sportist i dalluar në mundje, pehlivana veçanërisht ishte një sportdashës i madh. Para disa dite në Kërçovë në Pallatin e Kulturës, ku me rastin e shfaqjes së filmit dokumentar “Kobra” kushtuar jetës sime, sportisti i dalluar me shpirtin e tij luftarak, në këtë gjendje të rëndë kishte ardhur për të shikuar filmin, ku biseduam gjer e gjatë, ku i kujtuam para tre dekade kujtimet tona në mundjen popullore. Në emrin tim i shprehem ngushëllime familjes dhe të gjithëve dashamirëve të sportit, ndërsa shpirtin e sportist Destan Çeliku, Zoti i madh e shpërbleftë me parajsë”, shkruan Tërstena.

Loading...