Kampioni olimpik, Shaban Tërstena, ndau edhe 5 oskar olimpik, ja fituesit

Sot në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup, kampioni olimpik Shaban Tërstena ka ndarë oskarë olimpik doajenëve të gazetarisë sportive në Maqedoni dhe Kosovë, si dhe shtëpive informative, të cilat kanë ndjekur dhe ndihmuar në karrierën e tij të pasur sportive.

Ai këtë e ka bërë për herë të dytë me radhë.

Me oskarë olimpik u nderuan: Atanas Kostovski, Zoran Mihajlov, Agim Kasapolli nga Prishtina, dhe shtëpitë informative MTV1 e Alsat-M.

“Me 19 vjec jam shpallur kampioni më i ri në historinë e olimpizmit dhe prandaj ndihem krenar që në 122 vitet e olimpizmit, edhe sot e kësaj dite mbetem bartës i rekordit, fitues më i ri i medaljes së artë olimpike. Gjithashtu katër vite më vonë në Olimpadën e Seul në vitin 1988 sërish u ngjita në piedestal, duke fituar medaljen e argjendtë. Dy herë jam shpallur mundës më I mirë në Europë dhe botë, në vitet olimpike1984 dhe1988, sportist i shekullit 20 në Maqedoni, shtatë herë sportistë më i mirë në Maqedoni dhe dhjetë herë sportistë më i mirë i qytetit të Shkupit. Jam shpallur edhe sportist më i mirë në Ishjugosllavi në vitin olimpik në 1984”, rrëfeu Tërstena për historinë e pasur të tij sportive.

Një vitë më parë, Tërstena oskarë olimpik iu ndau Vasil Tupurkovskit (KOM), Darko Kaevskit (ARS), ishselektorit Nase Nasev, trajnerit të tij Hajrush Sinani dhe mjekut të ishreprezentacionit, Millosh Vucidollov.

 

 

Loading...