Kanadaja përdor testin e ADN-së për të gjetur kombësinë e emigrantëve

Agjencia e Shërbimeve Kufitare Kanadeze (CBSA) ka konfirmuar se testi i ADN-së përdoret kur nuk japin rezultat metodat e tjera hetimore që përdoren për identifikimin e kombësisë së emigrantëve, sipas BBC-së.
Në Kanada testi i Acidit Deoksiribonukleik (ADN) përdoret për të përcaktuar origjinën e emigrantëve me kombësi të kontestuar.

Sipas lajmit të BBC-së, Agjencia e Shërbimeve Kufitare Kanadeze (CBSA) ka konfirmuar që testi i ADN-së përdoret kur nuk japin rezultat metodat e tjera hetimore për të identifikuar kombësitë e emigrantëve.

Agjencia nuk ka bërë sqarime se sa shpesh përdoren këto teknika.

Zëdhënësi i CBSA-së, Jayden Robertson deklaroi se publikimi i të dhënave në uebsitet që ofrojnë testin e ADN-së nuk bëhet pa marrë paraprakisht miratimin e emigrantëve.

Subodh Bharati, një prej avokatëve të emigrantëve, thotë se ai është i shqetësuar për nivelin e fshehtësisë në të cilin mblidhen dhe ruhen përfundimet e testeve të ADN-së.

Franklin Godwin, një klient i Bharati-t nga Liberia dhe që në vitin 1996 ishte pajisur me leje të përhershme qëndrimi me statusin e refugjatit, thotë se në Kanada ai ka hyrë në vitin 1994 me një pasaportë të falsifikuar të Ishujve Bahama dhe më vonë kishte aplikuar për azil duke u deklaruar si liberian.

Por më vonë Godwin e humbi të drejtën e lejes së përhershme të qëndrimit dhe statusin e refugjatit, pasi u dënua për kryerjen e veprave penale që kishin të bënin me narkotikët.

Më vonë u kërkua ekzekutimi i vendimit për ekstradimin e Godwin-it, vendimi i dhënë dy herë në vitet 2003 dhe 2005, por Liberia në të dyja herët nuk lejoi hyrjen e tij në vend.

Herën e fundit u pretendua që Godwin nuk ishte liberian, por nigerian.

Me qëllim përcaktimin e identitetit të tij, Shteti i Kanadasë krahas testit të gjuhës i bëri Godwin-it në paraburgim edhe testin e ADN-së.

Me përfundimet e testit të ADN-së së Godwinit u bënë kërkime në uebsajtet që përmbajnë arkiva gjenetike dhe u arrit të gjenden dy kushërinj të largët të Godwinit që ishin deklaruar si nigerianë.

Loading...