Maqedoni

Kandidatët për Bashkinë e Shkupit nënshkruajtën marrëveshje me të rinjtë e qytetit

Kandidatët-për-Shkupin-1-780x439

Katër nga tetë kandidatët për kryetar të Bashkisë së Shkupit, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kanë nënshkruar dokument me të cilin u zotuan për zbatimin e projekteve për të rinjtë e qytetit.
Dokumenti përmban kërkesa në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit dhe e nënshkruan Petre Shilegov i LSDM-së, Marija Xhons nga partia “E majta”, Nafie Selmani nga Lëvizja Besa dhe Georgi Todorov nga Lëvizja Kombëtare për Maqedoninë.

Në këtë ngjarje nuk morën pjesë katër kandidatët e tjerë, duke përfshirë edhe kryetarin aktual të Shkupit Koce Trajanovski nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

Pas nënshkrimit të dokumentit katër kandidatët që ishin prezent, dhanë deklaratë për media dhe njoftuan se do të angazhohen për interesat e të rinjve.

Ndryshe, kandidatët për Bashkinë e Shkupit gjatë ditës së djeshme nënshkruajtën dokument që nëse zgjedhen kryetar në Shkup do ta ruajnë ambientin jetësor.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top