Milikie Halimi është kandidatja e LSDM-së për kryetare të Haraçinës në zgjedhjet e 15 tetorit. Partia e Zaevit, madje është e para parti që në këtë cikël zgjedhor garon me një femër në këtë komunë shqiptare, “një gjë që se kemi pasur rast nga partitë shqiptare”.

Halimi është e lindur dhe e rritur në Haraçinë, është nënë e dy fëmijëve dhe premton të bëjë atë që deri tash se kanë bërë garniturat tjera.

Në agjendën e saj janë uji i pijshëm për banorët, rrugët e asfaltuara, kanalizimi dhe para sa gjithash zhvillimi i barabartë i komunës krah për krah tjerave. Me ndihmën e qytetarëve ajo është e bindur në fitore që në rundin e parë.Mbi këto dhe të tjera në intervistën për Medial.mk, flet kandidatja për Haraçinën nga radhët e LSDM-së, Milikije Halimi.

Loading...