Radhët e gjata kanë shkuar deri në thellësi të Vermicës në doganën e Kosovës. Rrëmujë është krijuar edhe nga kamionët në radhë. Po ashtu një situatë kaotike është krijuar edhe në parkingun e doganës.
Kalimi i kamionëve në skaner krijon edhe pluhur e ndotje të ambientit, pritjet e kosovarëve për të kaluar për në Shqipëri shkojnë deri në 1 orë.Mësohet se po punohet me kapacitet të plotë me 5 sportele, por e papërballueshme për shkak të fluksit të automjete dhe kamionëve.

Loading...