Kaos i vërtetë është vërejtur sot në sallën e Komisionit kuvendor për sistem politik, ku duhej të diskutohet për raportin e Prokurores Speciale, Katica Janeva. Për shkak të interesimit të madh, deputetët bukvalisht “luftonin” për të kapur një karrige për t’u ulur para prokurores, e cila duhej të raportojë për punën gjashtë mujore, transmeton “Lajm”. Mirëpo Janeva nuk u paraqit në Komision, kurse mbledhja u shty për nesër, kurse më 28 mars lidhur me raportin do të debatohet më 28 mars.

Loading...