Maqedoni

Kaos në shkollën e mesme “Mosha Pijade” Tetovë

mosha-pijade.jpg1_-696x394

U.D.drejtoresha e shkollës së mesme profesionale “Mosha Pijade” Tetovë, me qëllim, dy herë e shtynë mbajtjen e Këshillit të shkollës për emërimin e gati gjysmës së anëtarëve të Pleqësisë së shkollës, përfaqësues që vijnë nga Këshilli i shkollës, që para vitit të ri u ka kaluar mandati katërvjeçar.

Tmerri më i madh për një njeri “human” si që është drejtoresha e shkollës, e cila e shkarkoi zëvendës drejtorin e shkollës dy muaj para pensionimit, që këtë detyrë e ushtron gati 23 vite, vetëm e vetëm që në vendin e tij ta emërojë njeriun e “besueshëm” – bashkëpunëtorin më të ngushtë të ish drejtorit të shkollës, që e shkarkoi kryetarja e Komunës së Tetovës, pas ngjarjeve të prillit në parlament në vitin 2017.

U.d.drejtoresha e shkollës së bashku me tashmë zëvendësin e saj të ri, bëjnë “mobing” në shkollë, dmth presion mbi mësimdhënësit, duke hyrë në klasë, dhe aludojnë që ti përkrahin dhe votojnë njerëzit -bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë.

A thua vallë deri kurë do ta durojnë këtë maltretim kolektivi i mësimdhënësve të shkollës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top