Kapet me drogë kandidati shqiptar në zgjedhjet e Belgjikës

Vjen edhe një lajm i keq për zyrtarin e Vetëvendosjes që u kap me 3 kilogramë heroinë
Partia Kristian Demokrate Flamane (CD&V) në Belgjikë, ka marrë vendim që ta heqë nga lista e kandidatit për Asamble Komunale të Antëerpit, Rediart Cankjën, politikanin shqiptar që përveç se ka qenë i anëtarësuar në partinë belge CD&V, është edhe zyrtar i Vetëvendosjes në degën e saj në Belgjikë.

CD&V e ka zëvendësuar Cankjën me Hugo Schellekens si kandidati i 46-të në listën për Asamble Komunale në Antwerp.

“Ne kemi marrë konfirmim nga Zyra e Prokurorit Federal në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë se Cankja është arrestuar nën dyshimin për prostuticion”, ka thënë Kris Peeters, lider i partisë CD&V në Antëerp.

Peeters ka lavdëruar zëvendësuesin e Cankjës, derisa për politikanin shqiptar nuk ka dashur të komentojë më shumë, raporton Insajderi.

Cankja është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, derisa në vitin 2017 ishte zgjedhur Kryesues i Këshillit të Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Belgjikë. /Insajderi.com

Loading...