Vlatko Vucelic është njëri ndër sulmuesit në Paris i cili është kapur në Munich. Malazezi nga Podgorica, dyshohet se ka qenë pjesë organizative e sulmit që ndodhi të premten në Paris, transmeton Express. Vucelic është kapur në Mynich pas një aksioni të madh policor.

Sulmet e së premtes, të marra përsipër nga militantë të Shtetit Islamik, ndodhën pikërisht në këtë sallë koncertesh, pranë stadiumit të kryeqytetit francez “Stade de France”, si dhe në një restorant e një lokal të Parisit.

Prokurorët thonë se ishin 7 terroristë gjithsej, të armatosur me kallashnikovë dhe jelekë me bomba, të organizuar në 3 grupe, ndërkohë që ekziston ende frika se ndonjë prej tyre të mund të jetë larguar nga vendi i krimit.

Kryeministri Manuel Valls bëri të ditur se Franca do të vazhdojë me vendosmëri sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri, si dhe e përshkroi grupin e xhihadistëve si një armik të mirëorganizuar.

Policia franceze është duke hetuar nëse Mostefai të mund të ketë udhëtuar drejt Sirisë gjatë vitit 2014. Babai dhe vëllai i tij janë marrë në pyetje nga policia gjithashtu. “Është çmenduri. Isha edhe vetë në Paris atë natë edhe e pashë se çfarë tmerri përjetuan qytetarët”, tha vëllai i madh i Mostefait, përpara se të ndalohej nga policia, edhe pse kishte shkuar vullnetarisht në komisariat ditën e shtunë.

Mostefai erdhi nga qyteti i Courcouronnes, 25 km në jug të Parisit. Ai ka jetuar në Chartres deri në 2012-n, sipas një deputeti të zonës dhe zv.kryebashkiakut Jean-Pierre Gorges. Ai frekuentonte vazhdimisht xhaminë e Luce-së, pranë Chartres. Ka pasur edhe precedentë të tjerë penalë, por ai nuk ishte burgosur kurrë. Shërbimet sekrete dyshojnë që ai të jetë radikalizuar në vitin 2010, por kurrë nuk ishte përfshirë në ndonjë hetim antiterrorizëm.

Vëllai i Mostefait thotë se nuk ka pasur kontakte me të prej vitesh, pas grindjeve familjare, por ishte habitur kur kishte mësuar se ai ishte radikalizuar. Ai ishte një prej 6 fëmijëve të familjes dhe kishte udhëtuar drejt Algjerisë me familjen dhe motrën e vogël, deklaron më tej vëllai.

Hetuesit janë fokusuar gjithashtu mbi një lidhje të mundshme me Belgjikën, pasi policia arrestoi 3 persona pranë kufirit me Francën. Një “Volksëagen Polo” i zi, i regjistruar në Belgjikë dhe i gjetur pranë Bataclanit ishte marrë me qira nga një francez që jetonte në Belgjikë, tha prokurori parizien.

Loading...