Kapet politikani që kushtëzonte një vend pune për marrëdhënie seksuale/VIDEO

Sekretari i përgjithshëm i partisë SDA dhe njëherit deputet i Kuvendit të Bosnjë – Hercegovinës, Admir Haxhipashiq nga Bihaqi është xhiruar se si nga një grua kërkonte marrëdhënie seksuale në këmbim të një vendi pune. Bëhet fjalë për një video-xhirim të bërë në vitin 2013, që dje ka shpërthyer në mediat boshnjake. Haxhipashiq nuk e ka hetuar se gruaja po e xhironte me telefonin e saj dhe se ajo e kishte provokuar se a duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale dhe se përgjigja e tij ka qenë se ate punë duhet ta bëjnë menjëherë. Politikani boshnjak më pas ka thënë se ka qenë i provokuar nga gruaja dhe se ai më pas asgjë nuk ka bërë me të dhe se kjo nuk duket në materialin e xhiruar, që është i prerë. (INA)

https://youtu.be/WC1WhnkvHJ8

Loading...