Skuadra e Struga Trim Lum nesër do të luaj kundër Euromilk në ndeshjen e vlefshme të javës së 22-t në Ligën e dytë-grupi i perëndimit.

Para kësaj ndeshje, kapiteni i ekipit strugan, Ardit Shaqiri, ka thënë se atyre deri në fund të kampionatit nuk iu lejohet asnjë gabim, pasi luftojnë për vendin e parë, ndaj edhe kundër Euromilk kërkojnë pikë të plota.

“Në Strugë dihet se nuk na lejohet asnjë gabim të bëjmë. Fitorja e fundit ndaj Llabunishtit për ne ishte si një finale, pasi ne luftojmë për vendin e parë. Të shtunën kundër Euromilk vetëm fitorja na intereson dhe asgjë tjetër”, tha kapiteni Shaqiri.

Ndeshja Struga Trim Lum-Euromilk do të luhet në Strugë, të shtunën me fillim prej orës 16:00.

 

Liga e dytë, perëndim, java e 22-t
(e shtunë, ora 16:00)
Struga Trim Lum-Euromilk
Llabunishta-Vëllazërimi
Novaci-Makedonija GJP
Zajazi-Gostivari
Llokomotiva-Teteks

Renditja:
1.Makedonija GJP          41
2.Vëllazërimi                  40
3.Gostivari                      40
4.Struga Trim Lum         39
5.Llabunishta                  35
6.Euromilk                      30
7.Teteks                           26
8.Llokomotiva                19
9.Zajazi                            15
10.Novaci                        07

Loading...