Kapiteni i Renovës, Nuhiu:Të vazhdojmë ashtu siç kemi nisur

Renova do të ketë një përballje të re me skuadër nga Shkupi. Kësaj radhe gjipspunuesit do të ndeshen me Vardarin, i cili për herë të dytë brenda një jave vjen në Tetovë (pas Shkëndijës 2-2).

Kapiteni i “gjipspunuesve”, Fisnik Nuhiu ndonëse e konsideron Vardarin favorit shpreson në tre pikë të reja.

“Pas startit të mirë kundër Rabotnckit në ndeshjen e parë atmosfera dhe vetëbesimi në skuadër janë në nivel të lartë dhe në një ambient të tillë presim të vazhdojmë tutje. Vardari edhe pse nuk eshte ai i sezonit të kaluar, me shumë ndryshime, por përsëri është ekip shumë i mirë dhe me lojtarë kualitativ. Për këtë arsye duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të disiplinuar. Edhe në këtë ndeshje shkojmë për tre pikë edhe pse Vardari është favorit. Duhet t’i eliminojmë gabimet nga ndeshja e parë dhe ta ngritim formën tonë edhe më lartë. Reparti sulmues ishte shum efikas në ndeshjen e parè dhe kjo na gëzon. Me të njëjtim ritëm shpresojmë të vazhdojmë edhe në ndeshjet tjera kampionale”, deklaroi kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhu.

Derbi në Tetovë mes Renovës dhe Vardarit, në kuadrin e javës së dytë, do të luhet të dielën me fillim prej orës 17:00.

Loading...