Kapiteni Zendeli: Besojmë në vetvete (Video)

Kapiteni Suat Zendeli deklaroi se besojnë në vetvete dhe në befasi kundër Glazgow Rangersit.

“Tani e dimë se më kë luajmë, më parë kishim njohuri vetëm përmes analizës dhe emrit. Si sportist secili dëshiron sukses, pra edhe ne në këtë ndeshje besojmë në vetvete. Ne vijmë nga një vend i vogël, megjithatë treguam kualitet dhe me krenari luajmë për këtë klub. As unë, por askush tjetër nuk paraqitet si individ, por si kolektiv, dhe kështu jemi sjell në terren. Vetem si ekip mund t’ia dalim”, deklaroi kapiteni Suat Zendeli.

Ndeshja e kthimit mes Shkupit dhe Glazgow Rangers do të luhet të martën në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup me fillim prej orës 17:55.

"Nëse shënojmë gol në pjesën e parë gjithçka është e mundur" (VIDEO)

"Nëse shënojmë gol në pjesën e parë gjithçka është e mundur" (VIDEO)

Gepostet von Lajm TV am Montag, 16. Juli 2018

 

Loading...