Nora Istrefi po përmbyll një vit të suksesshëm në muzikë.
Nora Istrefi është duke finalizuar projektin e saj më të ri, për të cilin nuk ka preferuar të zbulojë shumë detaje, shkruan lajmi.net.

Por, përmes një fotografie të publikuar në Instagram, këngëtarja ka zbuluar se si do të duket në një nga skenat e klipit.

E veshur në një fustan të shkurtër me ngjyrë vjollcë, Nora shfaqet atraktive duke vënë në pah këmbët seksi.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Nora Istrefi është “As ni gotë”, në bashkëpunim me Mixey, këngë me të cilën mori 4 milionë klikime në kanalin YouTube.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe Nora Istrefi.

Loading...