Profesoresha universitare Tanja Karakamisheva, ka folur rreth formimit të qeverisë së re dhe ka vlerësuar se qeveri e zgjeruar politike nuk është zgjidhje e mirë për Republikën e Maqedonisë.

Karakamisheva vlerëson se kërkesa e BE-së është shqetësuese për qeveri të zgjeruar politike, sepse siç thotë ajo, ata qeveri krijojnë krizë lufte ose konflikte qytetare.

‘Ajo çfarë gjithashtu është shqetësuese është se qeveritë e tilla politike ndodhin pas luftës, ose në situata kur është nevojëa për t’i dhënë fund një konflikti, gjegjësisht për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme për të kapërcyer krizën e luftës apo konfliktit civil. Kjo është seriozisht frikësuese, qoftë edhe Hahn ose ndoshta anëtarët e tjerë kanë ndonjë ndjenja se gjërat do të shkojnë në atë drejtim, ata mund të kenë informacione se është duke u përgatitur një konflikt civil dhe tani ofrojnë zgjidhje politike për të qetësuar këtë konflikt, që ne nuk e dimë, por unë mendoj se qeveritë e tilla në thelb janë qeveri të cilat nuk ofrojnë stabilitet politik’, thotë Karakamisheva./Telegrafi

Loading...