Dje (e shtunë), në Shkup u mbajt turneu ndërkombëtar në karate “Gazi Baba Open 2017”, ku morën pjesë garues nga: Shqipëria, Bullgaria, Sllovenia, Ukraina, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe klubet nga vendi.

Në këtë turne mjaft masovik morën pjesë edhe garuesit e K.K. “Drini” nga Struga, të cilët u paraqitën me katër karateistë, të cilët momentalisht janë më në formë të mirë fizike.

Nga ky turne ata u kthyen me 4 medalje, nga të cilat: 1 medalje ari, 2 medalje argjendi dhe 1 medalje bronzi.

Me medalje të artë u stolis Loriana Ramon në kategorinë Kumite -45kg, mosha 12-13 vjec, pas tre luftrave të fituara. Loriana po tregon një formë shumë të mirë, pasi në tre turnet e fundit, ajo kthehet me tre medalje të arta.

Me medalje të argjenda u stolisën Zana Xheladini në kategorinë +50kg për moshën 12-13 vjec dhe Gresa Mustafai në kategorinë +40kg për moshën 10-11vjec.
Dhe, me medalje të bronztë u stolis Hamza Zylali në kategorinë -55kg për moshën 12-13vjec.

“Ky turne më shumë na shërbeu si test para kampionatit shtetëror edhe pse në këtët turne kategoritë ishin shumë të bashkuara, por megjithatë sportistët tanë treguan formë të mirë sportive. Tani në radhë kemi turneun ndërkombëtar ‘Kërcova Open’ dhe në fund të muajit më 30 prill kampionati shtetëror për moshën 11-14 vjec”, deklaroi trajneri i KK “Drini” nga Struga, Alim Hajredini./lajm

Loading...