Karate/ “Eldi –Kan” i tejkënaqur nga suksesi dhe mikpritja në Kroaci

Në kuadër të Unionit të Karatesë Shqiptare  në Maqedoni (UKSHM), nën organizimin e sekretarit Aljko  Idrizi, të shtunën,  klubi i karatese  “Eldi –Kan”  nga Shkupi mori pjesë në turneun ndërkombëtar të karatesë në Vukovar të Kroacisë.

Në turne morën pjesë  mbi 450  garues. “Eldi – Kan” garoi me tre garues në disiplinat  kata  dhe kumite, ndërsa fituan katër medalje, prej tyre tre vende të para dhe një të tretë. Ata kanë fituar edhe një kupë.
Në disiplinën kata, Mugni Sela (i lindur në vitin 2005) fitoi medalje të artë dhe u shpërblye edhe me kupë, kurse në kumite  në kategorinë -36, pas  një lëndimi  nuk ishte  në mundësi të vazhdoj  luftën.

Hatab Dardhishta (i lindur në vitin 2005, kategoria -30kg) në një konkurrencë të fortë ia doli të fitoj dy medalje bronzi në të dyja disiplinat kata dhe kumite. Ndërsa, Dardan Dinarica (i lindur në vitin 2008, kategoria -26kg) u stolise  me medalje  bronzi, kurse në në kata  pësoi disfatë. Trajneri  i klubit Eldi –Kan, Selim Dinarica është shprehur i tejkënaqur  nga suksesi, mikpritja e lartë dhe  organizimi  i K.K. “Vukovar  91”.

Loading...