Pas vërshëllimës së fundit në finalen e madhe në Umag të Kroacisë ku po mbahej kupa botërore në Karate 1 për junior, babai i kampionit Abdurrahim Idrizi, Alajdini nuk ka arritur t’i mbajë emocionet, pas suksesit të djalit të tij.

Përqafime, shtrëngime pa fund mes babait dhe djalit si dhe emocione të jashtëzakonshme për këtë sukses madhështor, të cilave i është bashkuar edhe stafi tjetër në krye me trajnerin Zaborski.
“Ishin emococione të mëdha, pati lotë gëzimi mes mua dhe djalit tim, e shtrëngova fortë Abdurrahimin, pasi më bëri krenar”, komenton  momentin emocionues, Alajdin Idrizi, babai i karateistit të njohur Abdurrahimit.

Një festë e tillë ka vazhduar edhe gjatë rikthimit në vendlindje.

Loading...