Karateistët e “Uskanës” kualifikohen për në kampionatin Ballkanik në Beograd

Gjatë fundjavës, në Kavadar u mbajt kampionati shtetëror për fëmijë të lindur në vitin 2005-2008, ku morën pjesë garues nga të gjitha klubet e Maqedonisë, ndër të cilët edhe garuesit e klubit të karatesë “Uskana” nga Kërcova, nën udhëheqjen e trajnerit të tyre prof. Nexhbi Dervishi: Nuredin Dervishi, Jana Spasenoska, Anastasija Mingovska dhe Viola Fejza.
Ja rezultatet që arritën:
VENDET E PARA:
– Nuredin Dervishi ( kata, meshkuj të lindur në vitin 2008);
– Nuredin Dervishi (kumite, meshkuj të lindur në vitin 2008, – 40 kg);
– Jana Spasenoska (kata, femrat e lindura në vitin 2007);
– Anastasija Mingovska (kata, femrat e lindura në vitin 2006);

VENDI DYTË:

 

– Viola Fejza (kumite, femrat e lindura në vitin 2005, – 49kg).

“Në bazë të rezultateve që arritëm në këtë kampionat, nxënësit tanë arritën të kualifikohen për në kampionatin Ballkanik, i cili do të mbahet me 27-29. 04.2018 në Beograd të Serbisë.
Në këtë kampionat ishte e deleguar për referim ishte e deleguar trajnerja e klubit tonë Jetmira Dervishi dhe trajneri Argjent Musliu, njoftojnë nga KK “Uskana” e Kërçovës.

Loading...