Karaxhovski: Irriton deklarata e Janevës se ka nisur hetime për gjykatësit

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, në një deklaratë për medie tregoi se irriton deklarata e Prokurores Speciale Publike, Katica Janeva, se PSP-ja është duke udhëhequr hetime për gjykatësit nga Gjykata Administrative. Sipas tij, ky është sulm ndaj gjyqësisë dhe është në funksionon të rrënimit të tërë gjyqësisë, transmeton TetovaSot.

Ai vlerëson se deklaratat e Janevës në lidhje me gjykatat janë jo etike, jo civilizuese dhe jo kulturore.

“Gjatë kohës së një interviste, Janeva tregoi se disa gjykatës ndoshta nuk janë as njerëz e të mos flasim për moralin e tyre. Kjo është e palejuar për një prokuror, ekziston kodeks i etikës gjyqësore dhe kodeks i etikës së prokurorisë publike”, deklaroi Karaxhovski.

Ai tregoi se secili duhet që t`i respektoje ligjet dhe se vlen për të gjitha prokuroritë dhe gjykatat në Maqedoni. Sipas tij, nëse dikush e ka shkelur ligjin për procedurë penale, duhet që të përgjigjet penalisht ose të ndërmerren masa disiplinore ndaj tij.

“Atë që e kemi marr si material të besueshëm nuk kemi guxuar që ta japim në opinion. Edhe unë jam gjykatës penal, dhe nuk i jap punët para jush. Katica Janeva është thirrur dhe direkt tregoi se paraburgimi i Edmond Temelko ka qenë i paligjshëm, por ka zgjatur vetëm një orë e gjysmë”, deklaroi Karaxhovski.

Loading...