Kartëmonedha e rrallë shitet për 12 mijë herë vlerën e vet (Foto)

Piotr Sobczuk nga Britania e Madhe ka përfituar afro 70 mijë euro nga shitja e kartëmonedhës që vlen vetëm gjashtë euro.

Pasi vërejti se bankënota që i erdhi në kusur ka shifra të veçanta, vendosi ta shes përmes një platforme në internet, por nuk priti se do të pranoj këso ofertash.

Brenda shumë pak kohe, atij iu ofruan 136 njerëz që jepnin mijëra euro në këmbim të pesë funteve që kanë dalë së fundmi në treg.

Oferta e fundit bëri që Sobczuk të bindet dhe t’ia shes blerësit të panjohur.

Ndryshe, Bank of England po e ofron një tjetër kartëmonedhë të rrallë, paratë e së cilës do të shkojnë për bamirësi.

Kartëmonedha-e-rrallë-shitet-për-12-mijë-herë-vlerën-e-vet-foto-2

Loading...