“Një pushtim”. Kështu është shprehur Donald Trump, në një intervistë me ABC-në, duke përshkruar karvanin e emigrantëve të nisur nga Hondurasi dhe marshoi drejt kufirit midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Për këtë duhet të kemi një mur njerëzish që t’i ndalojnë ata”, – shpjegoi presidenti amerikan, duke motivuar qëllimin e tij për të dërguar deri në 15 mijë ushtarë në kufirin jugor të SHBA, më shumë sesa ka në Afganistan”.

Për Trump, i cili kritikon numrat në karvanin e publikuar nga mediat, “ka karvane që janë më të mëdha nga se sa thuhet, unë jam shumë i zoti në vlerësimin e madhësisë së një turme, – shtoi presidenti amerikan, – dhe mund t’ju them se karvani i ardhshëm duket shumë më i madh se sa mendojnë njerëzit. Manjati më pas shpjegon se ajo është kryesisht e përbërë nga të rinjtë dhe se “gratë dhe fëmijët në TV janë nxjerrë atje me qëllim për kamerat. Vendosin përpara gratë dhe fëmijët para tyre dhe kjo nuk është e mirë”.

Loading...