https://flic.kr/p/vXCyU1

Data 10 korrik 2015 do të mbahet mend gjatë si një ditë ku drejtësia triumfoi.

Si një fitore e madhe e kuqezinjve ndaj UEFA-s apo Serbisë. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv rrëzoi të gjitha vendimet e mëparshme në dëm të përfaqësueses shqiptare, duke na dhënë fitoren 3-0 në tavolinë kundër serbëve.Një trepikësh shumë i rëndë- sishëm në realizimin e ëndrrës për të marrë pjesë në Kampionatin Europian.Por, gjithashtu, edhe një fitore e madhe morali ndaj padrejtë- sive që ishin kryer në Disiplinën dhe Komisionin e Apelit të UEFA-s. Deri këtu kemi të bëjmë vetëm me lajme të mira. Por nuk duhet harruar se KAS-i e ka shtyrë disa herë shpalljen e vendimit, shkruan Panorama Sport.Nuk kishte një arsye të qartë dhe nën zë u justifikua se po “luftonin” për të dalë me një vendim unanim, për të bindur të tre anëtarët.Në fakt, data 10 korrik na zbulon se ka një rastësi që duket se e dëmton Shqipërinë në një tjetër këndvështrim. Nëse ai vendim do të ishte marrë vetëm 24 orë më herët, do të ishim në vazon e dytë të shortit për Kupën e Botës 2018, ndërkohë që Serbia do zbriste në vazon e katërt./Albeu.com/

Loading...