Maqedoni

Kasami: Gostivari është i rëndësishëm dhe do ta ketë mbështetjen e Lëvizjes BESA

besa_1507898635-1617664

Tubim parazgjedhor nën moton “Për jetë të re” mbrëmë në Qendrën e kulturës në Gostivar mbajti Lëvizja BESA, në të cilin e prezantuan programin parazgjedhor. Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami konsideron se fitorja në Gostivar do të jetë e rëndësishme edhe për shqiptarët edhe për Rajonin e Pollogut dhe dërgoi porosi se do të fitojnë në këto zgjedhje.

“Lëvizja BESA është këtu për t’i dhënë besim Gostivarit. Kandidati ynë Asaf Ademi do të jetë kryesues i Gostivarit dhe do ta çojë komunën përpara. Pollogu është zemra e shqiptarëve në Maqedoni dhe prandaj kemi shumë projekte për zhvillimin e këtij rajoni. Me Asaf Ademin, do të keni mbështetje nga Evropa për zhvillim të Gostivarit dhe mbështetjen e të gjithë shqiptarëve në rajon”, tha Kasami. Kandidati për kryetar komune nga radhët e Lëvizjes BESA, Asaf Ademi përmendi se komunës së Gostivarit i paraprijnë investime të rëndësishme. “Kemi projekte të cilat do t’i zgjidhin problemet me të cilat përballen banorët e Gostivarit. Njëri prej projekteve tona më të rëndësishme është gazifikimi i qytetit. Parashikojmë edhe hapje të zonës së lirë ekonomike në pronësi të komunës, me çka do ta zvogëlojmë papunësinë”, tha Ademi.

 

To Top