Bilall Kasami do t’i padis të gjithë që nga krahu i Shkupit në krye me u.d Nexhbedin Karemani thirren në BESA, ka thënë për POST.mk, funksionar i lartë i krahut të kësaj partie nga Tetova.

Kjo edhe më shumë ashpërson betejën mes dy grupeve në parti, e cila funksionon e ndarë, me dy liderë, paralajmërim të dy Kongreseve, me seli të ndara partiake dhe grup deputetësh.

“Nuk ka dy BESA, por një dhe nëse përkrahësit e Karemanit vazhdojnë në mënyrë të paautorizuar të thirren se përfaqësojnë BESËN, Kasami kundër tyre do të ngrit procedurë gjyqësore. Ata mundet që në Kongresin e ardhshëm partiak të kandidohen dhe të mbeten në parti, në të kundërtën le të formojnë parti të re. Nuk mund të hapin ueb -faqe në emër të BESËS. Do të kërkojmë të vërtetohet cilët vula dhe nënshkrime janë hedhur për ueb- faqen. Edhe për këtë do të ngremë procedurë gjyqësore. Edhe pse kanë paralajmëruar, ende nuk kanë dorëzuar dokumente që Nexhbedin Karemani ta autorizojnë si ushtrues detyre të BESËS deri në mbajtjen e Kongresit. Do të padisim që juridikisht të pastrohet gjithçka”, ka thënë funksionari nga krahu i Kasamit.

Nga ana tjetër, edhe krahu i Shkupit ka akuzuar për mosrespektim të organeve partiake dhe statutit nga ana e krahut të Kasamit.

 

Loading...