Në zgjedhjet e radhës, kurdo qofshin ata, ne do të jemi fitues absolut. Kështu tha kryetari i Lëvizes BESA, Bilall Kasami gjatë emisionit Arena në TV SHENJA, duke komentuar anketat e fundit të cilat e nxirrnin Lëvizjen BESA para BDI-së.

“Ambienti politik tek votuesit shqiptarë tanimë është edhe më shumë pro Lëvizjes BESA”, tha Kasami, duke shtuar se tanimë Lëvizja BESA do të ketë mundësi që të mbrojë votën e shqiptarëve nëpërmjet institucioneve, përfshirë këtu edhe Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

Kasami shtoi se krahas anketave të ndryshme, Lëvizja BESA më shumë është fokusuar në ndërtimin e strukturave të mirëfillta partiake.

Loading...