Kasami përzien fenë me politikën: Zoti na sprovoi me këtë shi!

Lëvizja Besa sot mbajti konventën promovuese në qytetin e Tetovë, ku u prezantuan kadidatët për kryetarë komunash si dhe bartësit e lisatve për këshilltarë në zgjedhjet e 15 tetorit.

Pjesëmarrësve ju drejtua edhe lideri dhe njëherit edhe kandidati për kreun e Tetovës nga Lëvizja Besa, Bilall Kasami, i cili mes të tjerave tha se që nga kjo ditë ka përfunduar koha e politikanëve që futen në pushtet të varfër e dalin të pasur, ata tani e tutje ata vendin do ta kenë në Idrizovë dhe në vendet tjera ku e meritojnë që të jenë.

“Zoti do ta ndryshojë vendin tonë, se ne e kemi ndryshuar veten tonë. Poashtu zoti i sprovon njerëzit që i do dhe sot zoti na sprovoi me këtë shi dhe ne treguam se jemi të gatshëm tu rrimë karshi sprovave, sprovave të zotit dhe sprovave me të cilat na sprovojnë këta politikanë që kemi në pushtet të përjetshëm”, theksoi ai./Tetovasot/

Loading...