dërkohë, Bilall Kasami i Lëvizjes BESA ka komentuar vendimin e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA që u mbajt në selinë e Shkupit duke thënë se ky vendim është ilegal dhe jashtë statusit të partisë. Kasami gjithashtu thotë se edhe hyrja në selinë e partisë në Shkup është bërë në mënyrë ilegale, sikurse u manipuluan edhe faqet zyrtare në Fejsbuk.

“Këshilli Qendror ashtu siç u thirr zyrtarisht ka mbajtur mbledhje në Tetovë dhe i ka sjellë vendimet ashtu siç ka qenë me rend, ashtu siç parashihet më statusin e partisë. Ata me çdo veprim që e kanë bërë, kanë bërë shkelje të statusit dhe kanë dëmtuar Lëvizjen BESA. Ata kanë hyrë në mënyrë ilegale në selinë në Shkup ashtu siç e hakuan edhe faqen time personale dhe të Lëvizjes. Sipas të gjitha normave statusore është mbajtur mbledhja në Tetovë, ashtu edhe u sollën vendimet që tashmë dihen për publikun”, tha Kasami.

/Alsat-M/

Loading...