Muzeu “Pera” në Stamboll ka bërë bashkë vepra të artistëve nga dhjetë vende të Ballkanit.

Në mesin e tyre katër artistë shqiptarë. Sislej Xhafa e Erzen Shkololli nga Kosova dhe Anri Sala e Adrian Paci nga Shqipëria janë bërë pjesë e ekspozitës që mban titullin “Froni i ftohtë i Ballkanit”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Siç përshkruhet në uebfaqen zyrtare, kjo ekspozitë fokusohet në gjenerata të ndryshme të individëve dhe grupe të artistëve nga rajoni dhe merr formë nga fenomeni i tij natyral dhe gjeografik – era dhe malet e ndryshme të Ballkanit – pa u përfshirë në konotacionin politik të tij.

E titulluar sipas frazës “froni i ftohtë i Ballkanit” që përdoret në Turqi, kjo ekspozitë sjell vepra të 36 artistëve, të cilët i përgjigjen aspektit social, politik dhe kulturor të rajonit që i rrethon. Në kornizat e vendosura nga kuratorët Ali Akay nga Turqia dhe Alenka Gregoriè nga Bosnja, teksti në katalogun që i është bashkëngjitur ekspozitës merr në konsideratë sjelljen me respektin ndaj shtetit, ideologjisë, gjeografisë dhe historive alternative.

Teksti që prezanton artistët dhe punën e tyre shërben si guidë për artin bashkëkohor të Ballkanit. Gregoric dhe Akay kanë përzgjedhur që të shpalosin vepra që lidhen me gjashtë tema: simbolet, gjeografia, ideologjia, sistemi i artit, trupi dhe vlera… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Loading...