Katër ditë deri në fund të fushatës zgjedhore sot partitë dhe koalicionet që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare vazhdojnë me prezantimin e programit të tyre zgjedhor para qytetarëve.

Koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” sipas agjendës së tyre zgjedhore do ta prezantojë programin në tubim në Tetovë.

Rilindja me BESë do të mbajë tubim te sheshi Skënderbe – Dibër dhe tek estorant META në Ohër, si dhe në Strugë tek Pallati i Kulturës.

Koalicioni për “Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, do të mbajë tubime në Berovë dhe Dellçevë, ndërsa, Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” do të mbajë tubime në Kriva Pallankë dhe në Kumanovë.

Karvani zgjedhor i Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi i udhëhequr nga Lidhja demokratike, do ta vizitojë Kumanovën, ndërsa pasdite do të mbajë tubim në “Zhena park” në Shkup.

Para qytetarëve gjatë ditës do të prezantohet programi zgjedhor edhe nga ana e bartësve të listave të kandidatëve për deputetë.

Loading...