Mësoni se si t’i identifikoni dhe shëroni katër infeksione më të shpeshta vagjinale gjatë shtatzënisë me ndihmën e këshillave të gjinekologut.

Nëse ekzistojnë manifestime klinike të cilitdo qoftë infeksion, është shumë me rëndësi ta identifikoni dhe ta shëroni me kohë, transmeton Telegrafi.

Nëse planifikoni të ngelni shtatzënë, këshillohet të bëni kontroll gjinekologjik dhe eventualisht shërim të infeksionit para shtatzënisë, në mënyrë që t’i shmangni komplikimet e shumta të cilat mund të shfaqen gjatë shtatzënisë dhe lindjes.

1. Vagjinoza bakteriale

Simptomat:

– rrjedhja me ngjyrë të përhirtë e të shndritshme zakonisht është e rrallë dhe ka aromë “sikur të peshkut”
– djegie me rastin e urinimit
– të kruarit e zonës intime

Çfarë duhet të dini?

Diagnoza e vagjinozës bakteriale caktohet në bazë të kritereve klinike apo rezultateve laboratorike. Nëse ky infeksion nuk shërohet, mund të ndodhë lindje e parakohshme apo hipotrofi e të porsalindurit, peshë e vogël e të porsalindurit. Kohë pas kohe vagjinoza bakteriale mund të zhduket vetvetiu, mirëpo më së shpeshti shërohet me antibiotikë, në formë vagjinaletash apo tabletash.

Një nga pesë shtatzëna përballet me këtë infeksion, ndërkaq shërimi varet nga periudha e shtatzënisë. Për preventivën e këtij infeksioni rekomandohen mirëmbajtja e higjienës, veshje të brendshme prej pambuku, ndërrimi i kostumeve të lagështa të larjes dhe shmangia e dusheve të gjata.

2. Infeksionet kërpudhore

Simptomat:

– të kruarit dhe dhembje në zonën intime
– tajitje e bardhë e rrallë pa aromë
– skuqje dhe ënjtje e vagjinës
– ndjenjë e pakëndshme gjatë marrëdhënieve seksuale

Çfarë duhet të dini?

Për shkak të estrogjenit dhe progesteronit të shtuar, infeksionet kërpudhore janë më të shpeshta gjatë shtatzënisë, edhe pse mund të shfaqen edhe te femrat në cilëndo moshë. Lajm i mirë është që lehtë diagnostikohen dhe shërohem me krem dhe vagjinaleta kundërkërpudhore në kombinim me probiotikët.

Mund të zvogëloni rrezikun nga infeksionet kërpudhore nëse shpesh hani jogurt, të jeni mirë të hidratuar dhe të flini pa veshje të brendshme. Këto infeksione, sipas rregullit, nuk rrezikojnë shtatzëninë as frytin, mirëpo mund të përsëriten.

Për preventivën e këtij infeksioni vlejnë të njëjtat këshilla si edhe te vagjinoza bakteriale, me shtesën: shmangien e karbohidrateve dhe konsumim i shpeshtë i probiotikëve oralë dhe vagjinalë.

3. Streptokoku i grupit B

Simptomat:

– Zakonisht nuk ekzistojnë shenja, mirëpo disa femra e përjetojnë infeksionin e traktit urinar dhe ndejnë dhembje me rastin e urinimit, me ngjyrë të turbullt.

Çfarë duhet të dini?

Rekomandohet të merrni mostër nga vagjina dhe zona perineale midis javës së 35-të dhe të 37-të të shtatzënisë. Në rast të pranisë së streptokokut të grupit Beta-hemolitik B, është e domosdoshme t’i nënshtroheni terapisë së përshtatshme dhe profilaksës në lindje në mënyrë që të shmangen komplikimet dhe që të mos bartet infeksioni te bebja.

Fatkeqësisht, nuk ekziston mënyra e preventivës së infeksionit me këtë bakter te femrat. Më së shpeshti prania e saj është pa simptoma. Mirëpo, me kalimin nëpër kanalin e lindjes, në rast të pranisë së BHSB-së, fëmija mund të infektohet dhe të zhvillojë forma të rënda të infeksionit siç janë inflamacioni i mushkërive dhe inflamacioni i mbështjellësve të trurit.

4. Trihomoniaza

Simptomat:

– të kruarit, djegie dhe irritim gjatë marrëdhënieve seksuale
– tajitje ngjyrë verdhë-gjelbër me aromë të pakëndshme.

Çfarë duhet të dini?

Trihomoniaza është infeksion i cili bartet nëpërmjet rrugëve gjenitale, prandaj preventiva është çështje kyç! Shërohet me antibiotikë, patjetër te të dy partnerët, ndërkaq izolohet me analizën e tajitjes apo testit PAPA.

Fatmirësisht, trihomoniaza është njëra ndër sëmundjet seksuale më së lehti e shërueshme, mirëpo gjatë shtatzënisë – është e rëndësishme të punohet në preventivën e infeksioneve vagjinale, gjë që arrihet me mirëmbajtjen e mikroflorës së shëndetshme vagjinale.

Rekomandohet sjellje seksuale me përgjegjësi, shprehi të shëndetshme ushqyese, shtim të përdorimit të priobiotikëve oralë dhe vagjinalë dhe higjiena e mirë intime. /Telegrafi/

Loading...