Katër studentë përgjaken me thika për një femër, janë shqiptarë! Ja emrat e tyre!

Pas sherrit që ndodhi për një vajzë, 4 studentë mbetën të plagosur në mes të Tiranës. Ngjarja ndodhi afër mesditës përballë Presidencës, kur 4 të rinjtë u qëlluan me thikë. Njëri nga 4 të plagosurit kishte ngacmuar të dashurën e autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Katër studentë mbetën të plagosur me thikë, sepse njëri prej tyre kishte ngacmuar të dashurën e një të riu që është shpallur në kërkim.
Ngjarja ndodhi në orën 11.40, përballë Presidencës, kur autori, i cili mendohet se u ndihmua nga 2 të tjerë, qëlloi me thikë 2 kushërinjtë Jurgen dhe Feliks Lleshi (djem xhaxhallarësh), të dy nga 18 vjeç.
Të plagosur mbetën edhe Klajdi Dumi dhe Klajdi Marku, të dy nga 19 vjeç. Të plagosurit janë të gjithë studentë te Univestiteti Politeknik i Tiranës, ndërsa autori mendohet se është një i ri rreth 25 vjeç.
Nga burimet e policisë mësohet se njëri nga 4 studentët, pa specifikuar se për cilin bëhet fjalë, para pak ditësh kishte ngacmuar të dashurën e autorit të plagosjes së 4-fishtë dhe mesditën e së martës ai gjeti rastin kur ata kishin dalë xhiro në orën e pushimit dhe po ecnin përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Bashkë me 4 të rinjtë ndodhej edhe e dashura e autorit, e cila studion në të njëjtën degë me ta. Autori ka qëlluar me thikë të rinjtë dhe mendohet se është ndihmuar nga 2 persona të tjerë, duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Vajza është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se i dashuri ishte xheloz dhe se nuk kishte probleme me shokët e universitetit, ndërsa të plagosurit janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Loading...