Tri skenarë të mundshëm janë parashikuar në periudhën mes tetorit dhe dhjetorit të këtij viti, varësisht nga rezultati i referendumit në kuadër të periudhës kohore e parashikuar në marrëveshjen e Prespës, shkruan gazeta greke “Kathimerini”.

Sipas skenarit të parë, nëse rezultati i referendumit në Maqedoni është pozitiv dhe menjëherë fillon procesi i ndryshimeve kushtetuese.Sipas skenarit të dytë rezultati është përsëri pozitiv, por opozita mbetet me qëndrim të pandryshuar negativ dhe caktojnë zgjedhje të parakohshme. “Në këtë rast procesi i ndryshimeve kushtetuese do të finalizohen në fund të janarit dhe fillim të shkurtit 2019”, shkruan “Kathimerini”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Skenari i tretë, sipas gazetës është rezultati negativ i referendumit, “marrëveshja e PRespës nuk vlen dhe gjithçka kthehet në fillim”.

Muaji maj është muaji kur në Greqi do të mbahen zgjedhjet lokale, rajonale dhe euro-zgjedhjet, ndërsa në shtator të vitit tjetër mbaron edhe mandati katër vjeçar i qeverisë greke.

Në përshkrimin kushtuar periudhës kohore të marrëveshjes, “Kathimerini” i cek muajt shkurt dhe mars si termine të mundmshe për votimin e marrëveshjes në Kuvendin e Greqisë./Telegrafi/

Loading...