Katica Janeva: PSP-së t’i vazhdohet mandati

Prokurorja Speciale Katica Janeva, ka kërkuar sot në Kuvend që t’i vazhdohet mandati institucionin që drejton, raporton Gazeta Lajm. Ajo sot para deputetëve prezantoi raportin gjashtë mujor për punën e PSP-së. Me këtë rast, Janeva tha se duhet të gjenden mekanizma për të vazhduar mandatin e PSP-së, me qëllim që të hetohen deri në fund dyshimet për përfshirjen e të gjithë zyrtarëve në krime. “Do hapim hetime edhe për lëndë të cilat janë me interes të lartë në opinion”, u tha mes tjerash Janeva deputetëve në Komisionin për Sistem Politik.
Më tej, kryeprokurorja Katica Janeva po i analizon ende bisedat e përgjuara të funksionarëve, por deri më tani, nuk ka mundur të gjejë elemente inkriminuese të funksionarëve që tani gjenden në Qeveri. Gjatë fjalimit para deputetëve, Janeva pranoi se ekzistojnë biseda të përgjuara të ish funksionarëve që edhe tani janë në poste qeveritare, por se përmbajtja e tyre, e cila ende po analizohet, deri më tani nuk ka çuar tek ndonjë veprim krim. /Gazeta Lajm

Loading...