Katica Janeva shpalos dëshmi të reja bashkëpunimin e ministrave të BDI-së me Mijallkovin

Jovo Vangellovski, si kryetar i Gjykatës supreme, në bisedat e përgjuara ka dhënë informacione për lëndë gjyqësore, ka intervenuar për lëndë të caktuara te gjykatës të ndryshëm, ka punuar në mënyrë joprofesionale në bazë të instruksioneve të funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së, kurse Aleksandra Zafirovska, anëtare dhe kryetare e mëhershme e Këshillit gjyqësor, me ish kryeministrin Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, me ministrat e drejtësisë nga BDI-ja dhe me Sasho Mijallkovin, e ka kurdisur zgjedhjen e gjykatësve, ka thënë kryeprokurorja speciale, Katica janeva, duke prezantuar detaje nga raporti i veçantë që PSP e publikoi sot, shkruan Sdk.mk.
Janeva tha se përskaj bisedave të publikuara, për të gjithë gjykatësit e lartpërmendur, por edhe për gjykatës tjerë, posedon edhe dëshmi tjera dhe materiale të përgjuara për ndikim mbi gjykatësit dhe për punë me direktiva nga funksionarë të lartë partiakë, transmeton Gazeta Lajm.
Ajo urgjentisht kërkon nga Parlamenti të ndryshojë rregullativën ligjore për shkarkim jo vetëm të këtyre gjykatësve që nuk kanë integritet dhe nuk punojnë në mënyrë profesionale dhe për të cilët ekzistojnë dëshmi në bisedat e përgjuara, por edhe të Këshillit gjyqësor.

Loading...