Katolikja Shamku vërejtje për myslimanët: Nuk quhet Fiter Bajram!

LediShamku

Politikania dhe gjuhologia Ledi Shamku ka bërë një vërejtje gjuhësore për emrin e festës islamike që po celebrohet sot në vendin tonë dhe kudo në botë ku ka myslimanë.

“Shoh që e quajnë gjithkund Fiter Bajram. Më bën përshtypje kjo fjala e re Fiter. Është njëlloj si unë ta quaja Pashkën: Pascha ose Pasqua. Dhe jo me përshtatjen në shqip që i dha tradita kulturore e bashkësisë sime shqipfolëse: Pashkë e madje Pashkët (në shumës).

Në shqip këtë festë e kemi quajtur Vitër e jo Fiter. Madje nga gjyshja ime kam pasë dëgju edhe një proverbë që lidhej me emrin e kësaj feste: kur dikush i kthente një borxh apo kusur me lekë të vogla (10 lekesha, 30 lekësha), ajo thonte: M’i ke dhonë këto lekë si PARE VITRI.”, – shkruan Shamku më profilin e saj në Fb.

“E pata pyetë c’don të thotë, e m’qe përgjigjë që për festën e Bajramit (si kjo sotmja) e kemi për detyrë morale me çu grurë ose pare të holla te të vobektit (të varfrit). E kështu në fund të ditës së festës, këtij të vobektit i mblidhej një sasi ndihmash edhe në lekë, po ngaqë sekushi kish dhënë nga pak, shuma ishte në të shkoqura (siç thonë korçarët), apo në pare Vitri, siç i quajnë tironcit. Gëzuar pra VITËR BAJRAMIN, në emër të traditës sonë shqip!”, – e mbyllte komentin e saj Shamku, e cilia sikurse dihet është një besimtare katolike.

Loading...