Me riemërimet po bëhet hapi i parë, gjegjësisht në praktikë po zbatohen deklaratat për qëllim dhe vullnet të mirë për ballafaqim me irredentizmin, thotë ministri alternativ i Punëve të Jashtme i Greqisë, Jorgos Katrugalos.

Katrugalos në brifingun e sotëm me gazetarët nuk deshi në detaje ta komentojë çështjen me emrin, as ndërkaq negociatat, duke deklaruar se kjo është në kompetencë të ministrit të Punëve të Jashtme. Ndërkaq, për tema të caktuara e shprehu qëndrimin e tij. Tha se zërat radikalë edhe nga të dyja palët nuk duan zgjidhje, por nevojitet të gjendet zgjidhje e cila do të jetë në dobi dhe interes edhe të Shkupit edhe të Athinës.

“Atë që e duam nga pala tjetër, ishte konfirmimi i qëllimeve të saj të kalojmë në bisedime qenësore. Gjegjësisht në praktikë t’i zbatojë deklaratat për qëllime të mira në ballafaqim me irredentizmin. U bë hapi i parë, jo edhe i fundit, tha Katrugalos”, transmeton MIA. Ministri alternativ i Punëve të Jashtme e shfaqi edhe dëshirën e Qeverisë greke që t’i mbyllë të gjitha problemet me të cilat vendi po përballet në vitet fundit, si dhe në politikën e brendshme edhe në atë të jashtmen.

Jorgos Katrugalos, në takimin me gazetarët, sqaroi se çfarë saktë do të thotë faza e dytë e marrëveshjes për asocim me BE-në, që do të ratifikohet në Parlamentin grek, lidhur me atë që mbrëmë nga Davosi e paralajmëroi Ciprasi, pas takimit me Zaevin. tema qendrore në marrëveshje, sipas tij, janë dialogu politik në kapitullin e parë, e dyta ka të bëjë me çështje e lidhura me bashkëpunimin ekonomik, ndërsa e treta, transferimi i njohurive teknike.

Lidhur me pozicionin e partnerit të koalicionit në Qeverinë greke, Grekët e Pavarur të cilët në mënyrë të vazhdueshme se nuk do të pranojnë emër me termin e përfshirë Maqedonia, Katrugalos potencoi se Qeveria negocion me pozicion të përbashkët, ndërsa Panos Kamenos nuk është distancuar nga ministri i Punëve të Jashtme. Ai shfaqi paralajmërim personal se “kur dhe nëse arrijmë deri në marrëveshje, Grekët e Pavarur do ta mbështesin”. Por si problem i përmendi qëndrimet dhe pozicionet radikale edhe në të dy vendet.

Loading...