Kawhi Leonard, gati të ndryshojë vendim për të qëndruar te Raptors

Kawhi Leonard do ta mendojë dhe një herë qëndrimin te Toronto Raptors. Ish-lojtari i Spurs-ave u përfshi në një shkëmbim, ku ai së bashku me Danny Green u transferuan tek ekipi kanadez, ndërkohë në krahun tjetër shkuan DeMar DeRozan dhe Jakob Poltl. Kawhi e kishte bërë të qartë dëshirën që, sapo të ishte basketbollist i lirë, do të shkonte te Los Angelos Lakers. Por, në këtë moment, duket se 27- vjeçari do ta konsiderojë dhe një herë vendimin e tij, me Raptors që kanë marrë përsipër një bast të rrezikshëm në shkëmbimin e bërë me Spurs.

Sipas mediave amerikane, presidenti i Raptors, Masai Ujiri, vendosi të ndante rrugën me DeRozan me vendosmërinë se do të bindte Leonard për të qëndruar gjatë në Toronto. Më 1 korrik të vitit të ardhsëm, ekipi kanadez do të ketë mundësinë t’i ofrojë Kawhit një kontratë 5-vjecare, nga e cila lojtari do të përfitonte gjithsej 190 milionë dollarë.

Gjatë sezonit të shkuar, 2 herë mbrojtësi më i mirë i NBA ka luajtur vetëm 9 ndeshje pas një dëmtimi që e mbajti gjatë jashtë fushave.

Loading...