Edhe përkundër vendimit të gjykatës administrative për të ndaluar punën në këtë objekt, edhe përkundër premtimeve të Komunës së Tetovës që ky objekt nuk do të hapet si kazino, puna e tyre për ta hapur vazhdon me intensitet të plotë. Këshilli i Lëvizjes Anti Bixhoz ka marrë premtime nga gjitha grupet parlamentare dhe nga kryetarja e Komunës së Tetovës se do angazhohen jo vetëm që kjo kazino nuk do hapet por edhe se do mbështeten amandamentet e iniciativës për dislokimin e gjitha kazinove nga vendbanimet.Kush i gënjen qytetarët? Kush levërdis nga ky pisllëk? Edhe policia e pafuqishme ndaj klaneve mafioze?/Lëvizja Anti Bixhoz

Loading...