Klubi i basketbollit Shkupi ka siguruar mjetet për kotizim në Superligën e Maqedonisë në baskeboll për meshkuj, ndonëse me vonesë prej dhjetë ditësh.

Dhe, pas sigurimit të mjeteve finansiare drejtues të KB Shkupi kanë njoftuar federatën e basketbollit të Maqedonisë se të hollat për kotizim janë siguruar dhe se brenda dy ditësh janë gati të shlyejnë pagesën e nevojshme.

Kujtojmë se, Komisioni për Urgjencë pranë FBM-së para ca ditësh largoi KB Shkupin nga Liga për shkak se këta të fundit nuk e kishin paguar kotizimin në kohën e duhur, që ishte me 1 shtator 2018.

Sezoni i ri në elitën e basketbollit vendor do të fillojë më 6 tetor, kohë që do t’i mjaftonte KB Shkupi të bëhet gati për fillimin e garave.

A do të mirëkuptohet Shkupi mbetet të shihet në ditët në vazhdim. Mësohet se nga FBM-ja janë të vendosur që rregullat mos të ndryshojnë, edhe pse nuk ka qenë praktikë në vitet e kaluara kur klubet maqedonase i kanë nisur garat dhe pastaj kanë bërë kotizimin.

Tani KB Shkupi shpreson se shtëpia e basketbollit vendor do të mirëkuptojë Shkupin, për shkak të vullnetit dhe dëshirës së madhe që ka, t’i mundësohet të garojë në elitën e basketbollit.

 

Loading...