KE: Tani fillojnë përgatitjet për bisedimet me Maqedoninë dhe Shqipërinë

Komisioni Evropian ka njoftuar opinionin se pas konkluzave të ditës së djeshme të ministrave për punë të jashtme të BE-së, për fillim të kushtëzuar të bisedimeve me Maqedoninë dhe BE-në, do të fillojnë përgatitjet për ato bisedime.
“KE tani fillon punën për përgatitjet, siç qëndron në konkluzat e Këshillit dhe do të vazhdoj të përkrah rezultat të që janë të dukshme, posaçërisht në sferën e gjyqësorit, lutës kundër korrupsionit dhe administratës publike, që kanë impakt të madh mbi jetën e përditshme të qytetarëve”, ka thënë zëdhënësi i KE-së, Margaritis Shinas.
Sipas vendimit të djeshëm të Këshillit të BE-së, me plotësimin e kushteve Maqedonia dhe Shqipëria mund të fillojnë bisedimet për anëtarësim në qershor të vitit 2019. /SHENJA/

Loading...